Kreu i PD Lulzim Basha dhe Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi para firmosjes se marreveshjes me sloganin 'Shqiperia, shtepia qe fiton', ku percaktohen piketat mbi te cilat do vijoje koalicioni mes tyre pas zgjedhjeve te 25 prillit. Kjo marreveshje permban 13 pika, ku kryesorja eshte nxjerrja e vendit nga kriza. Gjate nenshkrimit moren pjese Erisa Xhixho, Petrit Vasili, Gazment Bardhi, Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, /r/n/r/nDP leader Lulzim Basha and SMI Chairwoman Monika Kryemadhi prior the signing of the agreement under the slogan 'Albania, the house that wins', which defines the points on which the coalition will continue after the April 25 elections. This agreement contains 13 points, the main one being to get the country out of the crisis. Erisa Xhixho, Petrit Vasili, Gazment Bardhi, Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku participated in the signing of the agreement.

Nga Eduard Zaloshnja/

Edhe nëse ndodh që rinumërimi/rivlersimi/rivotimi në qarqet Berat e Durrës (ku numërimi i votave u mbyll me foto-finish) prodhon 2 mandate parlamentare për LSI-në, tabloja e zgjedhjeve të 25 prillit fare pak ndryshon – PS mbetet me të paktën 72+3 vota në Kuvend, për të krijuar/mbështetur qeverinë.

Në thelb të kësaj tabloje zgjedhore, qendron fakti se LSI-ja pësoi një tkurrrje dramatike më 25 prill – nga 19 mandate parlamentare që kishte, zbriti në 4 mandate (ose 6, nëse bën vaki që t’i shtohet një në Berat e një në Durrës nga rinumërimi/rivlersimi/rivotimi).

Para katër vjetësh, ishte tkurrja dramatike e PD-së dhe sateliteve të saj, që prodhuan një tablo të ngjashme. Nga 57 mandate parlamentare që kishin patur ato më 2013, zbritën në 43 mandate parlamentare. Gjë që i dha mundësi PS-së të kishte 74+4 vota në Kuvend, për të krijuar/mbështetur qeverinë.

Në të dyja këto zgjedhje kyçe për rikonfirmimin e Ramës si kryeministër, PS-ja mori më pak se 49% të votës popullore, por siguroi mbi 55% mbështetje në Kuvend, falë dy gafave strategjike të Lulzim Bashës.

Më 17 maj të 2017-ës, Basha bëri një marrëveshje me Ramën, në të cilën u caktua data e zgjedhjeve më 25 qershor. Ai caktim nuk lejoi krijimin e koalicioneve para-zgjedhore, sepse nuk përmbushej afati për krijimin e tyre, sipas kodit elektoral në fuqi në atë kohë. Objektivi i Ramës ishte që PD-ja dhe satelitet e saj të garonin veçmas LSI-së. Dhe rezultati ishte që, duke qenë të ndara partitë opozitare, nuk arritën të merrnin 71 mandate…

Kur e tërhoqi zvarrë të gjithë opozitën jashtë parlamentit më 20 shkurt 2019, Basha harroi se Kushtetuta nuk mund të ndryshohet dot pa 2/3 e votave në Kuvend dhe kodi elektoral nuk mund të ndryshohet pa 3/5 e votave. Dhe nëse opozita do të kishte ndëjtur në Kuvend, “inxhinieri elektoral” Gjiknuri nuk do ta kishte qendisur dot ndryshimin e Kushtetutën dhe kodit elektoral, me formulën që nuk lejonte koalicione shumë-listore para-zgjedhore. Sepse para djegjes së mandateve nga opozita, PS-ja nuk kishte as 3/5 e votave në Kuvend.

Dhe si rrjedhojë, më 25 prill 2021, ishte tkurrja dramatike e LSI-së, së veçuar nga PD-ja, që i dha mundësinë PS-së ta sigurojë shumicën e mandateve parlamentare….