Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 2 milionë lekë Radio Televizionin Shqiptar, pasi kanë paraqitur aktivitete politike më datë 24 prill, ditën e heshtjes zgjedhore.
Lajmin e bëri të ditur Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në mbledhjen e sotme të KQZ. “RTSH 2 dhe RTSH Kukësi kanë transmetuar aktivitetet gjatë ditës së heshtjes zgjedhore.
KQZ vendos marrjen e masës administrative për RTSH në vlerën e 2 milionë lekë gjobë. Ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe postohet në fletoren zyrtare, kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi”, tha Celibashi.