Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg tha se BE nuk do t’i kthejë kurrizin Shqipërisë dhe se do ta ndihmojë me vaksina, për parandalimin e COVID. Ministri i jashtë austriak nënvizoi se Shqipëria është e gatshme që të hapen negociatat ne qershor dhe nuk ka arsye për vonesa.

‘Më vjen shumë mirë që gjendem në Tiranë. Ky është një mesazh i fortë europian, një mesazh fortë mbështetje, simpatie dhe fqinjësia. Ju jeni më të afërt për ne fqinjësisht, politikisht por edhe lidhjeve njerëzore. Kemi parë se edhe siguria shëndetësore varet nga siguria shëndetësore në këtë Rajon. Vendi ynë Austria ishte në gjendje t’u jepte trashin e parë të vaksinave.

Te tjera vaksina do të vijnë, BE nuk do të ktheje kurrizin nuk do t’ju braktisë ne do të mbetemi krah jush në këtë pandemi dhe në periudhën vijuese. Kur të 6 vendet e Ballkanin Perëndimor të bëhen pjesë e BE do të kemi arritur vizionin e kontinentit pas Luftës së dytë Botëror. Shqipëria është e gatshme që të çelë negociata nuk ka asnjë arsye më për vonesa. Ky është një proces që duhet të nisë më në fund. Do të mbetemi krah jush sot dhe në të ardhmen.’- tha ministri i jashtëm Austriak.

“Është mjaft domethënëse që tre Ministra të Jashtëm të BE kanë ardhur në Shqipëri për të treguar mbështetjen e tyre në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Përfitoj nga rasti për të vlerësuar të gjitha arritjet që Shqipëria ka bërë deri më tani, veçanërisht në dy fusha: reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ministri çek Jakub Kulhanek.

“Shqipëria e përmbushi detyrën, tani është BE që duhet të qëndrojë me fjalët e saj, është koha e duhur. Presidenca e ardhshme është ajo e Sllovenisë ku zgjerimi dhe çështja e BP do të jenë në krye të axhendës, kështu që Shqipëria do të të ketë një bashkëbisedues aktiv. Bashkëbisedues dhe mbështetës shumë aktiv për procesin e zgjerimit”, deklaroi ministri slloven Anze Logar.

Pas Portugalisë, presidencën e Këshillit të BE për 6 muajt e ardhshëm do ta marrë Sllovenia.