Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu shkruan se Berisha është miku më pro-amerikan që ai ka njohur. Ai shton se Berisha ka kontribuar gjatë përiudhës 30-vjeçare të demokracisë në Shqipëri, teksa krahas shkrimit ka vendosur foto të hershme të ish-kryeministrit.
“Gjate gjithe periudhes 30 vjecare te demokracise ne vendin tone, merita dhe kontributi i mikut tim Sali Berisha, njeriu dhe udheheqesi me pro amerikan dhe pro perendimor qe kam njohur, kane qene e do te jene thelbesore dhe te padiskutueshme.
Ky vizion properendimor i tij na ka qartesuar ne perpjekjet tona per integrim, shoqeri te lire, drejtesi e mireqenie.
Dhe do te jete e vlefshme deri ne arritjen e aspirates sone “e duam Shqiperine si gjithe Europa”….”, shkruan ai.