Profesoresha e Emeritus dhe Dr. Shkencash, Luljeta Bozo këtë të mërkurë ishte e pranishme në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku tregoi një tjetër anë të sajën, deri më tani të panjohur. Nuk do ia merrte mendja askujt që edhe Bozo do të ishte pjesë e lajmeve të pavërteta sikurse ishte ai mbi shëndetin e saj ditën e zgjedhjeve.
“E bëra mënjëherë përgënjeshtrimin e lajmit me redaksitë dhe portal. “Shtabi im elektoral” më bënë një reagjistim dhe Alda e shpërndau. Ai lajmi vazhdoi dy tre ditë më vonë dhe kur kaloja në rrugë më pyesinin “si u bëre?”,” Jam mirë i thosha s’ka asgjë”.
Ajo tregoi se nuk kishte asnjë lloj emocioni ditën e zgjedhjeve, ndoshta sepse ishte e hera e parë që mori pjesë në një fushatë. “Në përgjithësi isha e qetë sepse thosha njerëzit mua më njohin, nuk më zunë ethet e votimeve”.
Me znj. Bozo jeton një amanet që e përmbush çdo ditë. Ajo rrëfen një detaj shumë shpirtëror të sajin kur Ermali e pyet nëse bëhet nostalgjike dhe kthehet tek fotografitë.