Një ulje e ndjeshme e rasteve të reja me Covid është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Itali.
Raporti i ministrisë së Shëndetësisë bën me dije se gjatë orëve të fundit nga 121 829 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 5 948 raste ndërsa kanë humbur jetën 256 persona.
Gjithashtu bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 038 persona, ndërsa janë shtruar në spital në kujdesin intensiv janë 121 qytetarë.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 4,050,708 persona, mes të cilëve janë shëruar 3,505,717 qytetarë dhe kanë humbur jetën 121 433 pacientë.