Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të martë është shprehur se vaksinimi i operatorëve turistikë do të përfundojë brenda majit.
Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se për ta përfunduar me sukses këtë proces do të hapen 28 qendra shëndetësore përgjatë zonave turistike.
“Vaksinimi i operatorëve turistikë do të përfundojë brenda majit. Do të hapim 28 qendra shëndetësore verore përgjatë zonave turistike. Dezinsektimi do të kryhet në të gjithë vijën bregdetare dhe zonat e nxehta të përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik”, shkruan Ministrja.