Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka shkruar pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE se është e nevojshme që të fillohen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Varhelyi tregon se sot ka patur një diskutim të mirë për Ballkanin Perëndimor, teksa është konfirmuar se perspektiva europiane e rajonit është e padiskutueshme. Gjithashtu ai thekson edhe nevojën për të vijuar dialogun Kosovë-Serbi.
STATUSI NGA OLIVER VARHELYI
Në Këshillin e Punëve të Jashtme për Komisionin Europian.
Sot diskutim i mirë Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar se perspektiva europiane e rajonit është e padiskutueshme dhe për të rritur më tej angazhimin. E nevojshme për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për të vazhduar dialogun Beograd-Prishtinë.
At Foreign Affairs Council #FAC for @EU_Commission today. Good discussion on #WesternBalkans, confirming that the region’s #EU perspective is unquestionable & commitment to further step up engagement. Need to launch accession talks w ???? & continue Belgrade-Pristina dialogue. pic.twitter.com/5VfsFfN7Kw
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) May 10, 2021