Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria do të marrë 145 mijë vaksina të Pfizer dhuratë nga BE.
Varhelyi theksoi se BE e ndihmuar Shqipërinë që prej fillimit të pandemisë. Ky është momenti për ta fuqizuar më tej procesin e vaksinimit, jemi të interesuar për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë.
“Është një ditë e mrekullueshme për të gjithë Ballkanin por edhe për Shqipërinë. Jam shumë i kënaqur që kemi arritur në fundin e këtij procesi që më ka sjellë me dorëzimin e vaksinave. Ne kemi punuar fort që kjo gjë të bëhej realitet por mendoj se ne po vijmë këtu në momentin e duhur kur ne duhet të fillojmë të dalim nga pandemia.
Nga pandemia dalim nëse promovojmë vaksinat. 145 mijë doza të pfizer të cilat jo vetëm që po i sjell BE por edhe janë tërësisht 100% të financuara nga Be. Këto janë një dhurim, dhurtaë nëse mund të shprehem këtu. Një gjë tjetër që dua të bëj të qartë është se ne nuk do ta kishim bërë të mundur këtë pa miqtë tanë austriakë dhe qeverinë austriake të cilët kanë qenë të rëndësishëm për këtë gjë.
Doja të falënderoja qeverinë austriake. Pa kontributin e tyre kjo gjë sdo ishte arritur. Ky lloj bashkëpunimi tregon vlerën e skuadrës europiane. Ne e kemi ndihmuar Shqipërinë që prej fillimit të pandemisë, jemi përpjekur tu ndihmojmë me gjithçka kishim mundësi me maska respiratorë ambulanca. Ky është momenti për ta fuqizuar më tej procesin e vaksinimit, jemi të interesuar për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë”, tha ai.