Një arsye që liston për humbjen në 25 prill është edhe djegia e mandateve dhe për këtë ka zbuluar se ka qenë një vendim i PD-së, për të cilën Kryemadhi e pranoi për të “qenë korrekt me aksionin e opozitës”, edhe pse një pjesë e mirë e deputetëve të LSI-së nuk ishin dakord.
“Veprimi nuk ka qenë i duhur. Se lëshuam shumë terren dhe një person avancoi në mënyrë të jashtëligjshme, duke ndryshuar kushtetutën. U rikthyem në 1991. (…)
Ne kemi qenë në protestën e 18 shkurtit, ditë e shtunë është marrë një vendim nga PD, kemi mbledhur grupin tonë parlamentar, “për të qenë korrekt të opozitës do marrim këtë vendim”, ne nuk pranuam bllok këtë vendim.
Por ideja ishte për të qëndruar korrekt me opozitën, se mandatet e LSI ishin mandate gjaku, se ishim në përplasje frontale, të dy forcat ishin në bllok kundër LSI.
E bëmë për të qëndruar korrekt ndaj aksionit opozitar”, tha Braimllari në Report Tv.