Edhe gjatë fundjavës vijon procesi i vaksinimi për të gjithë ata qytetarë që parqiten në sheshin ‘Skëndërbej’ për të marrë dozën e dytë të Sinovac. Ndërsa presin të marrin vaksinën anti-COVID, qytetarët ndihen më të qetë e të mbrojtur. Me situatën e pandemisë të stabilizuar, ata thonë se këtë stinë të verës do ta kalojnë më mirë se ajo e një viti më parë.

“Shumë e lehtë. Ishalla më e mirë vera. Orari i policisë s’duhet hequr duhet respektuar se e kemi akoma virusin nëpër këmbë”, thotë një qytetar. “Jemi më të qetë. Do na vijnë fëmijët se i kemi larg. Të takohemi me nipër dhe mbesa. Ndihemi më ndryshe, vjet ishim të shkundur fare”, shprehet një qytetare.

“Pas vaksinës nuk ndiejmë ndonjë gjë. Këtë verë e shoh më me optimizëm. Do ndihemi të qetë dhe më të lirshëm”, tha një i moshuar ndërsa priste të merrte dozën e vaksinës.
“Shumë mirë. Nuk kisha asnjë efekt”, tha një qytetare. Deri më tani në vendin tonë janë kryer më tepër se 765 mijë vaksinime. Për punonjësit e transportit publik injektimi i dozës së parë po vijon në stadiumin ‘Air Albania’, ndërsa më shumë se 6 mijë punonjës të hoteleri-turizmit janë vaksinuar, për të pasur një sezon turistik më të lehtësuar.

Shqiptarja.com