Kryeministri Edi Rama gjatë një konference me Akademinë e Shkencave ka treguar se Skënder Gjinushi për herë të parë nuk e ka uruar për fitoren e 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se depolitizimi i Kryetarit të Akademisë së Shkencave tregon efektet pozitive qe ka dhenë reforma ne këtë institucion.

“Dua të ndaj me ju një sekret të vogël, që për herë të parë Skënder Gjinushi nuk ma ka uruar fitoren e zgjedhjeve. Pavarësisht se është i kënaqur që kam fituar zgjedhjet, ka menduar edhe për ata anëtarë të ASH që janë të mërzitur që unë kam fituar zgjedhjet. Duke qenë se ata janë pakica, për herë të parë në historinë tij është bërë me pakicën. Kështu që nuk besoj se ka detaj më domethënës për efektin e kësaj reforma. Kur u arrit edhe depolitizomi i Skënder Gjinushit e ardhmja është e sigurt. Është e sigurt që sot për herë të parë anëtarët e kësaj akademia kanë në dorë çelësat e këtij institucioni”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi se: Ju e dini që nuk është sekret që Akademia e Shkencave dhe unë s’kemi pasur një marrëdhënie të mira, më vjen mirë që të rikthehem në sallën e ta paharrueshmit Aleks Buda. Më lejoni të kujtoj se Rexhep Qosja ka shkruar diku vetëm budallenjve nuk u dhemb asgjë dhe ndaj është mirë që njerëve tu dhëmbë diçka, ndaj fjalët e mia u kanë dhembur disave.

REFORMA NE AKADEMINË E SHKENCAVE

Teksa foli për reformën në Akademinë e Shkencave, kreu i qeverise tha: “Duhet pranuar që nuk është pak, është shumë që në kaq pak kohë inercia degraduese ja ka lënë vendin një inercie të re, të qëndrueshme përpjekjeje për tu zhvilluar dhe transformuar.

Dua ti rikthehem momentit kur më në fund bindëm, në nga ana e qeverisë që ia vlente ta mbështesin reformën, në kohën kur kishte edhe disa ide alternativë.

Nuk kam asnjë iluzion që ligji i miratuar është më i përsosur, por merita kryesore e këtij ligji është që ka rikthyer Akademinë e Shkencave përsëri në vendin e kërkuesve të vërtetë.

Besoj i ka dekurajuar sharlatanët e shkencës, të cilët në periudha të caktuara arritën deri në pikën që të flasin edhe në emër të Akademisë se Shkencave.

Sot pranimi i 17 anëtarëve të jashtëm, hulumtimi në shkenca të reja, ngritja e qendrës së botimeve enciklopedime janë një arsye për të mos e pritur 50 vjetorin e këtij institucioni me kokën ulur. Po i kërkoj ndihmë profesorëve për ligjin e ri të medaljeve që është i domosdoshëm për të integruar Shqipërinë në botën ku mbizotëron racionaliteti, dhe jo vetëm për ligjin e ri të medaljeve por edhe për të tjera punë që kjo akademi sot është e gatshme për ti marrë për sipër