Kandidati i LSI-së në qarkun e Beratit, Ardit Çela ka humbur mbandatin e deputetit në këtë qark edhe pse ishte i pari në listë.

Partia e Monika Kryemadhit i humbi të dyja mandatet në këtë qark, te cilësuar si bastionin e saj bashkë me 15 mandatet e tjerë në të gjithë Shqipërinë duke siguruar vetëm 4 ulëse në Kuvendi nga 19 të tillë në vitin 2017. Praktikisht humbja më e thellë e kësaj partie.

Në videon e mbërritura në redaksinë e lexo.al, shihet se si kandidati i LSI-së, Ardit Çela ushtron presion mbi numëruesit e KZAZ n.66 teksa numëroheshin votat e komunave, ndërkohë që rezultati ishte në disfavor të tij.

Çela shihet teksa ngrihet nga karrigia e tij dhe i drejtohet me ton kërcënues numëruesit, pasi ky i fundit i kërkon që të presi rezultatin ulur:

-“Pse si po rri unë? Kaq po të them, ikën ti, jo unë…”
– Hajde vazhdo punën, mos më trego mua – shprehet Çela.

Pas disa minutash tensione kandidati ulet në karrigen e tij dhe pret rezultatin e procesverbalit.

Pengesat në numërimin e votave dhe presioni mbi numëruesit janë përsëritur disa herë në këtë KZAZ, pas rezultatit zhgënjyes të LSI-së në bastionin e saj.