Rinovimi i Paulo Dybala po zgjat prej kohësh. Tifozët presin fundin e lumtur, por në kampin e bardhezinjve kanë një tjetër plan. Fantazisti argjentinas nuk bën më pjesë në planet e klubit italian.
France Football raporton se “Zonja” ia ka afruar PSG-së shërbimet e 27-vjeçarit latin. Përgjigja nga kryeqyteti ka qenë negative. Kampionët e Francës rinovuan disa ditë më parë me Angel Di Maria dhe Neymar.
Trajneri Mauricio Pochettino ka alternativa të shumta në repartin ofensiv dhe PSG po fokusohet të përforcojë repartet e tjera të skuadrës.
Po Dybala? Juventusi do të shohë për alternativa të tjera për të shitur 27-vjeçarin, i cili nuk ia ka dalë të lërë shenjën e tij tek ekipi i Andrea Pirlo këtë sezon.