Ambasadorja e SHBA-ve, në Tiranë, Yuri Kim ka përfunduar takimin në Gjykatën e Posaçme kundër Kri mit dhe Kor rupsionit me drejtuesen e BKH-së, Aida Hajnaj dhe kreun e SPAK, Arben Kraja. . Ky takim vjen menjëherë, pasi Kraja paraqiti sot raportin e SPAK për vitin 2020 para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Kraja tregoi të gjithë punën e bërë në vitin që lamë pas, ndërsa theksoi se prioritet është ngritja e një laboratori kriminalistik për ekspertizën digjitale. Ai u shpreh se kanë marrë dy nga ekspertët më të mirë në Shqipëri dhe ndodhen në fazat e fundit të marrjes së programit.
Kraja shtoi se brenda muajit të ardhshëm do jetë efektiv, dhe do bëj ekspertizën e të gjitha pajisjeve digjitale.