Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim gjatë vizitës së saj në Kukës, është ndalur në këndin amerikan për të festuar 15-vjetorin e krijimit të tij. Ambasada ka njoftuar me anë një statusi në rrjetet sociale se ajo është takuar me të rinjtë që kanë qenë të angazhuar në programin e këshillimit të karrierës.
“Ambasadorja Kim ishte në Këndin Amerikan Kukes për të festuar 15 vite ndarjeje të kulturës dhe vlerave të SHBA me njerëzit e rajonit të Kukësit përmes programeve dhe burimeve në Këndin tonë.
Ajo u takua me të rinjtë të cilët kanë qenë të angazhuar në mënyrë aktive në programin e këshillimit të karrierës, klubin e shkencave kompjuterike, dhe klubin Girl Up si dhe alumni të tjerë të programeve të Këndit.
Ne i jemi mirënjohës bashkisë së Kukësit për 15 vite bashkëpunim dhe partneritet të fortë, që i ka mundësuar Këndit të luajë një rol kaq të rëndësishëm në jetën e të rinjve në zonë. Gëzuar 15 vjetorin Këndi Amerikan Kukes!”, thuhet në postimin e ambasadës.