Ambasadorja Yuri Kim ka takuar ditën e sotme disa turistë në Voskopojë. E veshur më një këmishë të bardhë, dhe me lule në duar, Kim duket tejet entuziaste teksa i përshëndet. Turistët vijnë nga shtete të ndryshme të SHBA-së, ndaj Kim iu bëri me dije se njerëzit shqiptarë i duan shumë amerikanët.
Yuri Kim: Nëse nuk e keni kuptuar deri më tani, këta këtu i duan amerikanët! Nuk kam qënë kurrë në një vend që ti duan kaq shumë. Kënaqësi që ju takova, shpresoj t’ja kaloni mirë’
Postim i i Yuri Kim: Një surprizë e mrekullueshme për tu ndeshur me turistë në #Voskopojë ! Ata vinin nga shumë shtete të ndryshme (Teksasi, Uashingtoni, Kalifornia, etj.). Ata kanë udhëtuar nëpër botë dhe dëshironin të përjetonin diçka të re dhe spektakolare, kështu që natyrisht ata zgjodhën. Shpresoj që më shumë amerikanë të zbulojnë bukurinë dhe historinë unike të #Shqipërisë!