Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka ndarë foto nga vizita e ambasadores së SHBA Yuri Kim në muzeun etnografik të qytetit të Kukësit.

Gjici shprehet se në këtë muze vizitorët e huaj dhe vendas njihen me historinë e kulturës kuksiane.

“Mirëmëngjes me fotot nga vizita e ambasadores Amerikane Znj. Yuri Kim, në muzeun etnografik të qytetit, në të cilën vizitorët e huaj dhe vendas njihen me historinë e kulturës kuksiane, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Gjici.