Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se qytetarët e Maqedonisë do të mund që këtë verë të lëvizin lirshëm.
Në fjalën e tij për mediat ai është shprehur se qëllimi është që deri në verë, përqindja e të vaksinuarve kundër Covid-19, do të arrijë deri në 50%.
“Krahas dozës së dytë të vaksinës, varianti i dytë është testi PCR jo më i vjetër se 72 orë, ose vërtetim për posedim të antitrupave. Besoj se do të gjendet zgjidhje, do të mundim këtë verë lirisht të udhëtojmë në të gjitha aspektet e mundshme”, tha Zaev.
Ndër të tjera ai ka theksuar se qëllimi kryesor është që të arrihet përqindje serioze e të vaksinuarve, diku 50% deri në në verë.