Asambleja Kombëtare e PS do të zhvillohet online. Edhe pse nga data 1 qershor, do të ketë një lehtësim të masave kundër koronavirusit, Partia Socialiste ka vendosur që të mos ketë grumbullime në takimin që do të mbahet më 2 qershor, në 17:30.
“Të nderuar anëtarë të AK! Ju njoftojmë se ditën e mërkurë, datë 02.06. 2021, ora 17.30, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë online.
Ditën e hënë, datë 31.05.2021, do ju vëmë në dispozicion linkun për të patur akses për pjesëmarrjen tuaj në këtë mbledhje.”, thuhet në njoftimin për anëtarët e Asamblesë.
Ndër të tjera, Asambleja ka në rendin e ditës thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm që përkon edhe me 30-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.
Rama ka deklaruar më herët se në këtë vit 30-vjetori, do jetë një fushatë hapjeje e Partisë Socialiste, hapje e cila sipas tij do të krijojë mundësi gjithëpërfshirëse. Parashikoht të ngrihet një komision i Posaçëm riorganizimi dhe me 12 qershor do të thirret një kongres i jashtëzakonshëm, ku kryeministri do paraqesë vizionin “Shqipëria 2030”.