Të mërkurën është zyrtarizuar fundi i një historie të gjatë 11 vite mes Juventus dhe Fabio Paratici. Përfundimi i një aventure të mbushur me suksese, por që ka ardhur në përfundim të një sezoni më shumë se të komplikuar për vetë Paratici-n.

E kushtëzuar që nga fillimi nga skandali i famshëm i provimit farsë të Luis Suarez. Sipas Corriere dello Sport, kjo ka qenë arsyeja kryesore që ka bindur presidentin Andrea Agnelli të shkarkojë Paratici-n.