Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se po kryejnë hetimet për veprimet e komisionerëve dhe numëruesve. Sipas tij materialet do të dërgohen në prokurori për të gjithë ata që kanë abuzuar.
“Po bëjmë hetimet tona për veprimet e komisionerëve dhe numëruesve dhe do t’i dërgojmë në prokurori të gjithë ata që kanë abuzuar,” tha Celibashi.
Po ashtu ai shtoi, se do të mbështesin çdo subjekt politik lidhur me pretendimet e tyre për parregullsi në procesin zgjedhor.
“Jemi në proces verifikimi të pretendimeve si ka qenë sjellja e anëtarëve të komisionit. Mbështesim çdo nismë dhe aksion të kujtdo subjekt për të denoncuar akte që janë përfshirë në mënyrë jo të ligjshme dhe me qëllim deformimin apo manipulimin e votës. KQZ është e gatshme të vërë në dispozicion çdo material filmik apo tjetër që i shërben zbardhjes së të vërtetës. Lidhur me kamerat 360 gradë, ato që nuk i keni marrë do t’ua japim,” deklaroi Celibashi.