Milani siguroi tre pikë të rëndësishme pas suksesit 0-3 ndaj Juventusit në Torino. Tre ndeshje kanë mbetur deri në fund të sezonit dhe kuqezinjtë kanë nevojë për të paktën 6 pikë për të siguruar rikthimin në Champions League.
Stefano Pioli duhet të bëjë pa Zlatan Ibrahimovic në këto ndeshje vendimtare. Sulmuesi suedez pësoi një dëmtim në gju në fitoren ndaj bardhezinjve të Pirlos dhe e ka mbyllur sezonin.
39-vjeçari ka humbur sfidat ndaj Torinos, Cagliarit dhe Atalantës, teksa rrezikon pjesëmarrjen në Euro 2020. Suedia është pjesë e grupit E dhe do të ketë rivalë si Spanja, Sllovakia dhe Polonia.
Kombëtarja nordike debuton më 14 qershor ndaj Spanjës, duel që Ibra do e humbasë me shumë siguri sipas raportimeve të GDS. Objektivi i goleadorit të njohur është të jetë gati për takimet ndaj Sllovakisë (18 qershor) dhe Polonisë (23 qershor).