Romelu Lukaku është simboli i këtij Interi. Antonio Conte e kërkoi me ngulm verën e vitit 2019 dhe sulmuesi belg ia ka shpërblyer besimin. 21 gola dhe 9 asiste këtë sezon në Serie A, shifra në ndihmuan zikaltrit për të fituar titullin kampion.
27-vjeçari festoi titullin ditën e djeshme në rrugët e Milanos, ndërsa sot ka zgjedhur të reagojë me një postim në Twitter, aty ku nuk mungon thumbimi ndaj Zlatan Ibrahimovic, me të cilin pati një përplasje gjatë derbit.
“Zoti i vërtetë kurorëzoi Mbretin. Tani gjunjëzohu!”, shkruan goleadori në lidhje me bomberin e Milanit, i cili herë pas herë e ka cilësuar veten si Zot në deklaratat e tij të veçanta dhe unike. Këtë herë fitoi Lukaku.