Genaro Gattuso mbeti vetëm 1 ditë pa skuadër, pasi është zyrtarizuar menjëherë pas largimit nga stoli i Napolit si trajneri i ri Fiorentinës.
Edhe pse u përfol për të zëvendësuar Simone Inzaghin në stolin e Lazios , Gattuso ka zgjedhur vjollcët dhe ka qenë presidenti Rocco Commiso ai që ka zyrtarizuar marrëveshjen mes palëve.
43-vjeçari ka firmosur për 2 sezone me Fiorentinën ndërkohë që i ka kërkuar drejtuesve si kusht kryesor për firmën, të mbajnë në skuadër sulmuesin e talentuar serb Dusan Vlahovic.