Festa e fëmijëve “1 Qershori” këtë vit përkoi me një lajm të mirë, ku Shqipëria lehtësoi masat e vendosura në kuadër të pandemisë së Covid 19.
Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës u rikthye jeta e mëparshme, i mbushur plot me fëmijë, për të cilët u zhvilluan aktivitete të ndryshme.
Të shoqëruar nga prindërit ose gjyshërit fëmijët shijuan lojëra të ndryshme në park.
Disa prej tyre zgjodhën të luanin në parkun e lojërave të Liqenit, disa të tjerë zhvilluan konkurse, disa bënë piknik me të afërmit e tyre. Kjo pamje e bukur, që na kishte munguar të gjithëve i rikthehet Tiranës në një ditë të veçantë si “1 qershori” e cila i kushtohet fëmijëve.