11 kombëtare nga sot e kanë siguruar kualifikimin tutje në Kampionatin Evropian. Grupi A, B dhe C kanë përfunduar tri xhirot, nga ku janë mësuar shtatë kombëtare të kualifikuara.
Italia, Uellsi dhe Zvicra janë kualifikuar tutje nga grupi A, Belgjika dhe Danimarka nga grupi B dhe Holanda e Austria nga grupi C. Grupet D, E dhe F do t’i luajnë ende xhiron e fundit, por katër skuadra tashmë e kanë siguruar kualifikimin tutje.
Çekia dhe Anglia e kanë siguruar kualifikimin tutje nga grupi D, Suedia nga grupi E dhe Franca nga grupi F.