Gjithçka që bëjnë u pëlqen ta bëjnë në qetësi. Pa shumë zhurmë. I japin përparësi më shumë paqes sesa kaosit. Qoftë kur punojnë e qoftë kur pushojnë. Zakonisht nuk e bërtasin atë që bëjnë dhe mbajnë një profil të ulët publik.

Gaforrja-Menaxhohen nga hëna. Mbajnë një qëndrim të qetë dhe kanë nevojë të tërhiqen kur mbingarkohen emocionalisht. Ata janë njerëz të ndjeshëm që nuk u pëlqen ta teprojnë në asgjë. Nëse u duhet të festojnë ndonjë gjë, ata do të preferonin një natë komode në shtëpi në vend që të dalin jashtë.

Demi-Sundohen nga Venusi. Ata nuk e pëlqejnë aspak ndryshimin. Ata thjesht duan të shijojnë një jetë të thjeshtë me qëndrueshmëri, ku mund të zhyten në kënaqësitë e jetës si një koncert i mirë muzikor, ushqim i mirë, etj. Kur hyjnë në një konflikt, u duhet shumë kohë që ta përballojnë atë. Në thelb, ata kanë nevojë për stabilitet në gjithçka.

Peshqit-Ata janë shenjë e ndjeshme. I trajtojnë problemet emocionale dhe konfliktet në një mënyrë të qetë dhe pa pretendime. Ata janë të mirë me ndryshime dhe të hapur për të përjetuar gjëra të reja.

Bricjapi-Janë punëtorë dhe gjithmonë synojnë më shumë arritje në jetë, por kurrë nuk tregojnë çfarë bëjnë. Edhe nëse ata arrijnë shumë gjëra në jetën e tyre, kurrë nuk ua tregojnë njerëzve të tjerë. Mjaftohen me veten dhe një filxhan çaj.