A jeni social dhe ju duan shumë njerëz? Keni mijëra miq dhe vazhdoni të krijoni miqësi të reja? Nëse po, ka shumë të ngjarë që t’i përkisni një prej katër shenjave të horoskopit të cilat njihen si më miqësoret dhe më populloret. Ata janë ekstrovertë, të papërmbajtur dhe të aftë për të bërë miq me lehtësi. Ata janë gjithmonë të rrethuar nga njerëz dhe shumë rrallë të vetmuar. Këto janë 4 shenjat e zodiakut që konsiderohen si më të pëlqyerat dhe që tërheqin më shumë njerëz në rrethin e tyre.
Binjakët-Binjakët kanë talentin të flasin me këdo për çdo gjë. Ata janë të zotë të bëjnë për vete njerëzit edhe me biseda të shkurtra. Kjo cilësi u mundëson atyre që të bëjnë miq shpejt dhe të vlerësohen nga njerëzit që kanë rrotull.
Luani-Luanët me personalitetin e tyre karizmatik dhe pa frenim, janë lehtësisht një nga shenjat më popullore të zodiakut. Ata janë të prerë, energjikë, tërheqës dhe pa mëdyshje socialë.
Peshorja-Peshoret i tërheqin menjëherë njerëzit me natyrën e tyre të dashur. Ata janë të dashur dhe miqësorë dhe nuk u duhet shumë kohë për të prekur në zemër e për të bërë për vete dikë.
Shigjetari-Shigjetarët janë të etur të dinë për njerëzit dhe të mësojnë për kultura të ndryshme. Ata janë entuziastë, kuriozë dhe mendjehapur. Ata janë të shpejtë për t’u miqësuar me vendasit e cilitdo vend që ata vizitojnë, kanë humor dhe janë bujarë.