Shqipëria është përfshirë prej disa ditësh nga temperatura ekstreme të motit. Meterologia Adiola Bani nga Meteoalb bën me dije për abcneës.al se kulmi u arrit dje në Kuçovë, ku termometri shënoi 41.6 gradë Celsius, ndërsa situata ishte e ngjashme edhe në qytete të tjera të Shqipërisë së mesme dhe të jugut.
Gjatë ditës së sotme pritet që të ketë një luhatje të lehtë të temperaturave, të cilat do të vijojnë mbi 41 gradë Celsius, ndërsa ndryshimi pritet të fillojë nesër dhe sidomos të dielën ku pritet një rënie me të paktën 3-4 gradë Celsius. Ndryshimi kryesor do të ndodhë për shkak të erës, e cila do të largojë grimcat e pluhurit dhe lagështirës.