Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 7 vi k tima dhe 10 raste të reja me COVID-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Me këtë numri i të vde ku rve si pasojë e koronavirusit është rritur në 5 455 ndërsa numri i rasteve në 155 417.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 332 pacientë të shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149 292.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 670. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 2 825 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 814 518 teste në vend.