Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me Covid 9 raste të reja nga 3 239 testime dhe kanë humbur jetën 3 persona.

Prej rasteve të reja nga 3 janë në Shkup dhe Kërçovë dhe nga një në Manastir, Dibër dhe Shtip. Në ofët e fundit gjithashtu betejën me Covid e kanë fituar 13 pacientë.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë kryer 867.233 testime, janë regjistruar gjithsej 155.663 pacientë të infektuar, ku 149.946 prej tyre janë shëruar dhe 5.484 kanë humbur jetën.