Argjentina do të marrë pjesë në Kupën e Amerikës 2021. Shteti latin ishte zgjedhur si pritës i kompeticionit që do të zhvillohet nga 13 qershori deri më 10 korrik.

Gjithsesi, në tokën e Diego Armando Maradonës dhe Leo Messit beteja me koronavirusin vazhdon të jetë e ashpër dhe problematike. Shumë njerëz kanë humbur jetën.

Situata e keqe ndikoi që CONMEBOL të zhvendoste organizimin e kompeticionit në Brazi. Një tjetër vend, që u përjashtua si pritës ishte edhe Kolumbia.

Në këtë rast, pandemia e Covid-19 nuk ishte shkaku i anulimit të organizimit të ndeshjeve, por trazirat e shumta dhe protestat kundër qeverisë.

Rikthehemi tek Argjentina. Ditët e fundit është folur shumë për mundësinë e braktisjes së turneut që do të zhvillohet në Brazil, por Leo Messi do të marrin pjesë turne.

Me anë të një postimi në Twitter, AFA (Federata Argjentinase e Futbollit) ka konfirmuar pjesëmarrjen e kombëtares albiceleste në Kupën e Amerikës 2021.