Shqipëria pritet t’i japë ‘ok’ vaksinimit anticovid edhe tek fëmijët.

Disa vende të bashkimit europian si Italia dhe Rumania kanë nisur vaksinimin e tyre në 1 qershor.

Agjensia europiane e barnave ka miratuar aplikimin e vaksinës Pfizer tek fëmijët 12 vjeç e lart.

Lidhur me këtë vendim do të diskutojnë komiteti teknik i ekspertëve këtë të enjte .

Por për sa kohë na mbron vaksina nga virusi covid 19 , si ndikon vaksnimi tek personat që e kanë kaluar covidin ?

Kanë kaluar vetëm 6 muaj kur nisi vaksinimi dhe studime të ndryshme kundërshtojnë njëri-tjetrin .Me shumë gjasë vaksina anticovid tanimë do të jetë e përvitshme theksojnë ekspertë të shëndetësisë.