Isaac Johnson është filmuar duke futur në gojën e tij një kanaçe Coca-Cola, një mollë të tërë madje dhe një top bejsbolli, në videot që janë shikuar më shumë se 90 milionë herë, dhe i kanë dhënë një famë të re. Adoleshenti nga Minnesota në SHBA, mbante më parë rekordin botëror Guinness për hapjen më të madhe të gojës, deri sa e humbi atë ndaj Phillip Angus që e hapi 9.52cm në vitin 2019.
Por Isaac refuzoi të hiqte dorë dhe nisi “stërvtjen intensive” për të rifituar titullin e tij. Dhe në fakt ai ia doli mbarë duke arritur të hapë gojën e tij në masën spektakolare prej 10.175 cm.
Pamjet e sfidës u shpërndanë në faqen e Guinness në rrjetin TikTok duke i dhënë Isaac një famë të re, me më shumë se 90 milionë shikime. Në to ai shihet duke futur në gojë një kanaçe Coca-Cola për së gjati, më pas një mollë të madhe, një shishe uji dhe një top bejsbolli.
Në një tjetër video Isaac shihet sesi fut te gjithin në gojë një hamburger gjigand. Isaac thotë se rekordi i ri e ka kthyer në një njeri të famshëm, dhe se njihet nga njerëzit kur del në publik.
Adoleshentit i kërkojnë shpesh në publik të hapë gojën e tij të stërmadhe për të vërtetuar se është mbajtësi i rekordit. “Nuk më dhemb por nëse e mbaj shumë hapur bëhet e lodhshme”, shton ai.