Kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj, ka publikuar një tjetër video nga takimet që ka bërë me demokratët, në sajë të fushatës elektorale të 13 qershorit. Shehaj ka vënë në dukje defektin kryesor të Lulzim Bashës, i cili pretendon se është ndarja e qendrës nga baza.
Ai deklaron se udhëheqja në Tiranë kujtohet për demokratët nëpër Shqipëri vetëm kur i duhen për protesta ose për fushatë. “Qendra është ndarë nga baza. Ky është gabimi dhe difekti më i madh që ka sot Partia Demokratike.”
Këto fjalë nuk i thotë vetëm një demokrat në Rrogozhinë, por demokratët kudo nëpër Shqipëri. Udhëheqja në Tiranë kujtohet për ta kur i duhen për protesta ose për fushatë. Nëse unë do fitoj besimin të drejtoj PD-në, kandidatët për deputetë do të zgjidhen nga anëtarët me parimin “një anëtar, një votë”. Do të ndërtoj një platformë kombëtare online ku anëtarësia do të japë mendime dhe do të votojë për të gjitha vendimet e mëdha partiake. Vetëm kështu partia do të jetë e anëtarëve dhe ekipi drejtues nuk do të rrezikojë të distancohet nga baza”, shkruan Shehaj në rrjetet sociale.