Juventusi do të përpiqet të harrojë sezonin e sapombyllur dhe do ta bëjë me trajnerin që ka fituar shumë si bardhezi, Massimiliano Allegri.

Por, ky i fundit, sipas Corriere della Sera, ka një kërkesë të veçantë: Dusan Vlahovic ose Mauro Icardi. Trajneri kërkoi nga menaxhmenti i Juventusit të blinin njërin nga këta dy sulmues gjatë afatit kalimtar të verës.

Bardhezinjtë mendojnë pikërisht për talentin e ri të Fiorentina ose lojtarin e Paris Saint-Germain për të mbështetur Moratan e rikonfirmuar në sulm për sezonin e ardhshëm.