Anglia e ka nisur me një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Kroacisë aventurën në Europian. Sfida e luajtur në Wembley është vendosur nga një gol i Sterling në minutën e 57-të.

Në minutën e 82-të është shkruar historia. Jude Bellingam, talenti i Dortmund, është bërë lojtari më i ri (17 vjeç e 349 ditë) që luan në një Europian dhe lojtari më i ri i Anglisë në një kompeticion madhor.