Këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë këtë vit në Eurovizion, Anxhela Peristeri thotë se është sulmuar nga shqiptarët për prejardhjen e saj greke.
Ajo thotë se ishin të shumtë ata që e etiketuan si ‘tradhtare’, pasi mbiemri saj vjen nga greqishtja, por në fakt lidhja me Greqinë është e largët, nga një stërgjysh.
“Unë pata shumë luftë edhe nga shqiptarët për këtë gjë, që më thoshin ke tradhtuar atdheun, sepse mbiemri im ka prejardhje greke ( do të thotë pëllumbi)”, tha ajo.
Por, vështirë se mund t’ua hedhësh fajin shqiptarëve për rezultatin që arriti në Eurovizion.