Është e vështirë të nominosh një listë me 100 lojtarë dhe pastaj të shkosh te fituesi, megjithatë tre lojtarë të Chelsea janë kandidatë për çmimin “Golden Boy” të këtij viti. Ky çmim jepet nga torinezja “Tuttosport” për më të mirët nga lojtarët e rinj, të lindur më ose para vitit 2001.
Mund të jetë e pamundur që ndonjëri prej këtyre lojtarëve të bluve të Londrës të kalojë në listën e ngushtë me 20 emra, por ky përfaqësim vlen më shumë për ne shqiptarët, sepse Armando Broja bën pjesë në të. Nga të tre, Gilmour ka shansin më të mirë për të përparuar më tej në përzgjedhjen e radhës. Në përgjithësi, ai ka përvojë në nivelin më të lartë dhe kjo madje i dha atij një vend në garën e Europianin e këtij viti U-21.
Sipas medias britanike, Armando Broja ka të ngjarë të mos kalojë në listën e shkurtër, por kjo s’do të thotë se nuk mund t’i ofrojë Chelsea diçka positive në sezon të ardhshëm. Vitesse ka qenë prej kohësh një ndalesë e parë e tij në rrugën drejt ekipit të parë londinez. Në huazim, sulmuesi ynë kuqezi luajti shkëlqyeshëm në Hollandë, gjatë gjithë sezonit. Ai ka të ngjarë të ketë nevojë për një huazim tjetër (ndoshta edhe në Premier League), para se të jetë gati për Chelsea gati. Sidoqoftë, Broja ka disa shanse të pakta nën urdhërat e Thomas Tuchel, nëse sulmuesit aktualë dështojnë ta thonë si duhet fjalën e tyre.