Që nga data 27/05-2021, Instagram u ofroi përdoruesve mundësinë të ‘fshehin’ pëlqimet e postimeve tyre dhe të ‘miqve’ tyre. Ky veprim do të bëhet edhe nga Facebook, i cili po përgatit një version të Instagramit për fëmijë deri në 13 vjeç.
Por pse duhet t’i fshehim like-t (pëlqimet)? Në rast se pyesni pse të “fshehim pëlqimet”, duke pasur parasysh se gjatë gjithë viteve rrjetet sociale janë ndërtuar mbi ‘pëlqimet’, Instagram dha një përgjigje zyrtare. “Përdoruesit do të përqendrohen te fotot dhe videot që ata ndajnë dhe jo se sa pëlqime do të marrin. Ne financojmë kërkime të jashtme mbi përvojën e përdoruesit dhe si mund të përmirësojmë politikat dhe produktet tona, për të mbështetur komunitetin tonë, duke pranuar propozimet përkatëse të bëra për ne nga organizata akademike dhe jofitimprurëse.”
U bindët? Me siguri jo. Le të shohim arsyen e vërtetë pse përdoruesi fiton kontrollin e plotë mbi shfaqjen e pëlqimeve në postimet e tij. Por pse po ndodh kjo? Hedhja e ‘topit’ tek përdoruesit ishte mënyra më e lehtë për ata që të respektojnë rregullat dhe kërkesat e komunitetit shkencor global , në mënyrë që të ndalojnë së ndikuari në shëndetin fizik dhe mendor të miliarda përdoruesve të tyre. Përgjesgjësia të jetë mbi përdoruesit dhe jo mbi Instagram dhe Facebook, siç shkruan Vox. “Ky opsion është një shembull tjetër sesi Facebook tenton të shmangë përgjegjësinë për impulset dhe ndikimet më të këqija të platformave të tij tek përdoruesit. Në të njëjtën kohë, ai premton më shumë ‘mundësi’ të reja.”
Si t’i fshehim pëlqimet Për momentin ky opsion është vetëm në Instagram, ku mund të shkoni te cilësimet, prej andej tek postimet dhe atje do të gjeni ‘pikën’ opsionin, që kur ta aktivizoni, numri i pëlqimeve do të zhduket. Mund t’i ‘fshehni’ pëlqimet para ose pas postimeve tuaj. Përveç pëlqimeve në postimet tuaja, ju keni mundësinë të mos i shihni ato në postimet e njerëzve të tjerë.