Prej pak kohësh, Aurela Hoxha është larguar nga Shqipëria, për të nisur një jetë të re në Spanjë. Modelja ka krijuar dhe një linjë me bikini dhe ka organizuar disa sfilata me modele shqiptare e të huaja jashtë vendit. Për sa i përket angazhimeve në jetën e saj profesionale të gjithë kemi informacione, por nga jeta private e modeles dihet shumë pak.
Ajo është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për këtë pjesë, sepse nuk ka preferuar të flasë publikisht. Megjithatë, në rrjet po qarkullonte prej kohësh lajmi se modelja ishte shtatzënë për herë të parë.
Burime konfirmojnë se Aurela ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që muajin e kaluar. Modelja dhe partneri janë bërë me djalë, megjithatë kanë preferuar ta mbajnë ende “sekret” këtë lajm të bukur.
Madje, s’kemi parë ende asnjë foto nga shtatzënia e modeles. Më herët, teksa ishte e ftuar në një emision shqiptar, Aurela Hoxha foli për herë të parë për partnerin. Kur u pyet se çfarë fjale i thotë atij në mëngjes sa zgjohet përgjigjja e Aurelës ishte:
“Zgjohu beb, se m’ka marrë malli”. Modelja rrëfeu se puthjen e parë e ka dhënë në takimin e parë dhe kur u pyet për vendin tregoi: “Në buzë, në buzë, në buzë”, duke shkaktuar të qeshura në studio. Gjithashtu, Aurela s’la pa përmendur faktin që partneri i saj është shumë xheloz për çdo njeri që i afrohet asaj.