Për të gjithë ata që kishin planifikuar pushimet në Austri, tani më nuk duhet të shqetësohen. K]jo sepse sot Austria ka hequr të gjitha masat anti-COVID me Shqipërinë. Nuk ka asnjë kriter, as test negativ dhe as kriterin e vaksinës.
Megjithatë, të gjithë qytetarët që udhëtojnë në avion e kanë të detyrueshme mbajtjen e maskës të një formatit FFP2. (Shikoni foton e mëposhtme).
“Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.
1) Asnjë kriter testi
2) Asnjë kriter vaksine
3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë
I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci. Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes. Faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport”, thuhet në njoftimin e TIA-s.