Numri një i PSG, Nasser Al-Khelaifi, ka folur për rinovimin e Neymar, të zyrtarizuar kohët e fundit, duke zbuluar një prapaskenë.

“Nuk ka qenë e vështirë të arrihej marrëveshja. Na është dashur më shumë kohë për të nënshkruar për shkak të krizës shëndetësore, që i ka bërë më të vështira negociatat”, ka thënë Al-khelaifi për L’Equipe.

“Kemi arritur një marrëveshje pavarësisht se Barcelona ka provuar ta marrë deri në momentet e fundit: e kanë dashur gjithmonë, nuk është një sekret. Por Neymar nuk donte të largohej. Nëse i telefononi, do t’ju thotë se këtu është i lumtur”.