Memphis Depay sezonin e ardhshëm do të jetë një blaugran. Barcelona ka përfituar dhe e ka marrë si agjent të lirë.

Holandezit i përfundon kontrata me Lyon tani dhe do të largohet menjëherë për në Katalonjë.

Ky është transferimi i katërt i Barcelonës në këtë merkato verore pas Agueros, Eric Garcias dhe rikthimit nga huazimi të Emerson.

Koeman tashmë ka afruar një holandez në këtë merkato, pasi nuk arriti dot të nënshkruajë me Wijnaldum.