Barcelona përfundimisht po mbyll marrëveshjen me Memphis Depay, su lmu esin hollandez, që ikën falas nga Lyon. Aktualisht është i zënë me kombëtaren e tij në Kampionatin Europian, por Blaugrana-t janë optimistë rreth negociatave. Firma mbi kontratë mund të mbërrijë brenda javës së ardhshme.

Kjo është ajo që raporton “Mundo Deportivo”, duke nënvizuar një harmoni të mirë midis Barcelonës dhe agjentëve të sulmuesit në fjalë. Memphis Depay, gjithashtu ka marrë oferta nga Juventus, i cili e ka synuar për shumë muaj, por katalanasit duket se kanë fituar konkurrencën, sigurisht edhe falë ndërmjetësimit të Ronald Koeman.