Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se në 13 qershor demokratë do t’i japin një përgjigje regjimit të kryeministrit Edi Rama, duke kujtuar kështu zgjedhjet për drejtuesin e ri të kësaj partie.
Se si e lidh garën brenda PD-së me Qeverinë, veç Basha e di. Por, teksa ka publikuar disa foto nga takimi i tij me demokratë në Tiranë, Basha theksoi se nuk do të dorëzohet.
MESAZHI I BASHËS”Në 13 qershor demokratët do t’i japin një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi: Ne nuk dorëzohemi. Ne nuk heqim dorë nga demokracia. Ne nuk heqim dorë nga Shqipëria. Ne do ta largojmë pakicën që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin, që duan dhe meritojnë shqiptarët