Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, drejtoi takimin e 43-të të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC), organizatë e cila aktualisht kryesohet nga Shqipëria.
Ministrja Xhaçka theksoi se pavarësisht vështirësive nga pandemia Shqipëria ka arritur ta drejtojë me sukses agjendën, duke plotësuar të gjitha objektivat e organizatës.
“Një nga përbërësit më të rëndësishëm të kryesisë sonë ka qenë Bashkëveprimi BSEC-BE, duke synuar zhvillimin e një ndërveprimi më të afërt me Bashkimin Evropian, në mënyrë që të arrihen rezultate më të mira dhe të orientuara në përpjekjet tona të përbashkëta për të trajtuar presionin ekonomik të shkaktuar nga pandemia “, tha ministrja në fjalën e saj.
Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria, së bashku me vendin pritës të Organizatës, Turqinë, arriti që përmes konsultimeve caktimin e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të Organizatës, një kandidat konsensual, në mesin e pesë kandidatëve për këtë pozicion, madje me unaminitet.
Pas Shqipërisë, presidenca e BSEC i kaloi Gjeorgjisë.