Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar lidhur me rënien dakord të vendeve të Bashkimit Evropian për të hequr kufizimet për Shqipërinë.
Përmes rrjetit të saj social Facebook, Manastirliu e konsideron këtë lajm të shumëpritur për të gjithë shqiptarët, duke shtuar se kjo është një shenjë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë.
Ministrja në fund të postimit të saj ka ngritur edhe një apel për të gjithë qytetarët, të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë.