Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka kryer 250 milion vaksinime kundër koronavirusit. Shifra është tejkaluar ndërkohë që lajmi është bërë publik nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Në një postim në Twitter, Presidentja e Komisionit Evropian tha se më shumë se 80 milion qytetarë Evropianë janë plotësisht të vaksinuar.

“Ne në rrugën e duhur për të arritur qëllimin tonë: të japim doza të mjaftueshme për të vaksinuar 70% të popullatës së rritur të BE. Deri në korrik “shtoi znj. von der Leyen. Javën e kaluar, Von der Leyen tha që në BE, janë shpërndarë 300 milion doza vaksinash.